A është ky veprimi më i mirë në historinë e tenisit? (VIDEO)

Tenis 09 Maj 2019 14:47

Tenisti francez, Gael Monfils është i njohur për veprimet e tij atraktive, por ajo çfarë ka bërë të mërkurën në Madrid, lirisht mund të thuhet se nuk është parë asnjëherë më parë.

Monfils në fitoren ndah Marton Fucsovics (1:6, 6:4, 6:2) e ka fituar një poen me goditje të pabesueshme.

Në gemin e 9-të të setit të dytë, francezi i ka ngritur të gjithë, kur, edhe pse i kthyer me shpinë nga rivali, arriti të gjuajë në mënyrë fantastike dhe të fitojë poen.

Në 1/8 e finales së turneut në Madrid, Monfils do të takohet me legjendën e tenisit, Roger Federer.