A janë ndarë Shakira e Pique? Kjo fotografi tregon gjithçka

Tenis 05 Shtator 2019 16:54

Turneu i tenisit US Open që zhvillohet në Nju Jork gjithmonë ndiqet nga yje të njohur. Rafael Nadal fitoi së fundmi kundër Diego Schwartzman me rezultatin 3-0 (6-4, 7-5, 6-2). Spanjolli arriti të kalonte në gjysmëfinalen e këtij Grand Slami, por në stadium ishin dy personazhe mjaft të njohur.

Gerrard Pique dhe Shakira panë së bashku përformancën e një prej tenistëve më të mirë të historisë. Marrëdhënia mes tyre përflitej se kishte kaluar në krizë, por një foto e tillë duket se i hedh poshtë zërat.