“A je ende njeriu i duhur për Unitedin?” – kështu përgjigjet Solskjaeri

Futboll 05 Maj 2019 17:52

Ole Gunnar Solskjaer i është përgjigjur shkurt pyetjes së gazetarit se a është njeriu i duhur për Manchester Unitedin.

Unitedi barazoi 1:1 në udhëtim te Huddersfield Town, zyrtarisht duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, raporton Insporti

Por, përkundër këtij rezultati zhgënjyes, dhe formës aspak të mirë të ‘Djajve të Kuq’, trajneri norvegjez pas ndeshjes është parë i buzëqeshur.

I pyetur nga një gazetar menjëherë pas ndeshjes se “A mendon se vazhdon të jesh njeriu i duhur për këtë punë?”, Solskjaeri ishte i sigurt në përgjigjen e tij.

“Sigurisht që jam”, ishte reagimi i norvegjezit.

Manchester United me 66 pikë ka mbetur në pozitën e 6-të në renditje në Premierligë. /Insporti.com/