A ju kujtohet Rafael Van der Vaart, shikoni se ku ka përfunduar

Futboll 05 Gusht 2018 18:19

Mesfushori i mirënjohur holandez, Rafael Van der Vaart, vite më parë ka qenë një ndër lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian, transmeton Insporti.

Ai ka qenë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Holandës ndërkohë që në vitet e fundit, sigurisht për shkak të moshës, e ka humbur shkëlqimin që e kishte dikur te Ajaxi i Amsterdamit apo Real Madridi.

Rafael Van der Vaart së fundmi ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Danimarka Esbjerg pas një eksperience në këtë ligë te Midtjylland.

Van der Vaart ka firmosur kontratë për një-vjeçare me Esbjergun. /Insporti.com/

-->