A ka amnisti për Mourinhon – shikoni listën e pagave të klubit Manchester United

Futboll 30 Shtator 2018 15:05

Jose Mourinho ditëve të fundit është nën presion shumë të madh të opinionit, analistëve të futbollit, tifozëve, por edhe vetë lojtarëve të ekipit të tij Manchester United, për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja nga West Hami këtë fundjavë ka provokuar një sërë shkrimesh në mediat angleze, përfshirë kritikat e ashpra nga ish lojtarët e klubit të famshëm si Roy Keane e Gary Neville, raporton Insporti.

Një nga arsyet pse kritikohet loja e Unitedit nën udhëheqjen e Mourinhos është pikërisht lista e pagave të këtij klubi, që është ndër më të mëdhatë në Angli për tash e sa vjet.

Insporti ka hulumtuar disa burime kredibile të medieve që shkruajnë për financat në sport dhe në vazhdim ju sjellë listën e pagave të lojtarëve të klubit Manchester United për sezonin 2018/19, me vlerat vjetore dhe javore, të publikuara në funte – valutën e Britanisë së Madhe.

Alexis Sanchez me page vjetore prej 18 milionë funtesh, mbi 20 milionë Euro, është futbollisti më i paguar i këtij ekipi, i pasuar nga Paul Pogba i cili kritikohet nga shumë analistë e tifozë, por paguhet mbi 15 milionë funte në vit ose mbi 300 mijë Euro në javë.

Moruinho më herët ka qenë trajner i shumë klubeve në Evropë dhe ka fituar tituj kombëtar e evropianë me Porton, Chelsean, Real Madridin e Interin, por në United, klub që ka pronarë amerikanë, suksesin më të madh e ka triumfin në Europa League, bën të ditur Insporti.

Sipas shumë kujt, kjo nuk mjafton për të arsyetuar investimet e pronarëve që vetëm për pagat bazë të lojtarëve shpenzojnë rreth 150 milionë Euro, pa llogaritur këtu shumat e transfereve të këtyre futbollistëve ndër vite.

Shikoni në vazhdim listën e pagave të këtij klubi, për të cilin po spekulohet se mund të ndërrojë trajnerin dhe veçse ka vendosur kontaktet fillestare me francezin Zinedine Zidane, i cili shihet si pasues i mundshëm i portugezit.

 

-->