“A ka ardhur ndonjëherë në shtëpi?” – Schmeichel thumbon gazetarin anglez

Danimarka sot takohet me Anglinë në ndeshjen që luhet për një vend në finalen e madhe të “Euro 2020”, shkruan Insporti.
Para ndeshjes, portieri i Danimarkës Kasper Schmeichel ka thumbuar Anglinë. Gjatë konferencës për media, një gazetar e ka pyetur portierin e Danimarkës se nëse ata mund të ndalojnë anglezët të fitojnë takimin dhe të kalojnë në finale, aty ku i pret Italia që e eliminoi mbrëmë Spanjën.
Tashmë është e njohur shprehja ‘It’s coming home’ (po vije në shtëpi), dhe gazetari anglez i tha gardianit të Leicesterit nëse mund të ndalonin
“A ka ardhur ndonjëherë në shtëpi? Nuk e di”, ka thënë Schmeichel. “A e keni fituar atë ndonjëherë? 66? A nuk ishte kjo në Kupën e Botës?”.
“Të jem i sinqertë asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë do të thoshte të ndalonin Anglinë. Është më shumë ajo se çfarë do të thoshte për Danimarkën. Kam fokus të vogël te skuadra Anglisë”.
“Është ajo çfarë nënkupton për vendin tonë. Kënaqësia që u sjellim mbi pesë milionë qytetarëve, të garojmë me kombe që janë. Nuk kam shumë ndjenja për atë si e shohin te Anglia”, ka shtuar më tej ai.
Ndryshe, takimi zhvillohet me fillim nga ora 21:00, dhe fituesin në finale e pret Italia. /Insporti.com