“A ka ma mir se pite?” – ylli i Kombëtares së Kosovës pyet në rrjetet sociale

Kombëtarja 25 Gusht 2019 16:30

Duket se Benjamin Kololli është adhurues i pashoq i pites dhe nuk mund të ngopet duke e ngrënë brumëra, siç dëshmon edhe postimi i tij në rrjetet sociale.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, i cili mungoi dje në humbjen shkatërruese të skuadrës së tij Zurich 4:0 nga lideri i Superligës së Zvicrës, Young Boys, nuk e ka fshehur aspak pëlqimin për piten.

Ai e ka postuar një fotografi të pites në Instagram Story dhe ka ngritur pyetjen: “A ka ma mir se pite?”

27-vjeçari e ka lënduar nyjën e këmbës dhe mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e pret Republikën e Çekisë më 7 shtator, para se të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë.