LA Lakers – Golden State Wrriors ishte ndeshja kryesore mbrëmë, ja si shkoi gjithçka

Basketboll 03 Shkurt 2019 09:34

Los Angeles Lakers është mposhtur në terren të vetë nga Golden State Wrriors, të dielën në mëngjes, me rezultat 115-101.

Lajm i madh për “Luftëtarët” ishte rikthimi i Klay Thompsonit, i cili mungoi në një ndeshje për shkak të gripit, transmeton Insporti.

Pikërisht Thompson ishte ndër më të dalluarit, duke shënuar 28 pikë, derisa Warriors mposhti Lakers për herë të dytë brenda 13 ditëve.

Kujtojmë se skuadra nga Los Angjelosi ishte pa ylin kryesor, LeBron James.

 


Kevin Duarant, poashtu, spikati te Warriors, duke shënuar 21 pikë dhe 11 asistime.

Mungesa e James thuhet se ishte për shkak të dëmtimit, edhe pse katër herë MVP ishte rikthyer pas një mungese në 17 ndeshje, kundër Los Angeles Clippers të enjten.

Sidoqoftë, kjo ishte humbja e 26-të sezonale për Lakers, derisa Warriors regjistroi fitoren e 37-të.

Këto janë rezultatet nga ndeshjet tjera të natës së mbrëmshme:

Los Angeles Clippers 111-101 Detroit Pistons
Chicago Bulls 118-125 Charlotte Hornets
Brooklyn Nets 89-102 Orlando Magic
Milwakee Bucks 131-115 Washington Wizards
Dallas Mavericks 111-98 Cleveland Cavaliers
Indiana Pacers 95-88 Miami Heat
Neë Orleans Pelicans 108-113 San Antonio Spurs
Denver Nuggets 107-106 Minnesota Timberëolves
Atlanta Hawks 118-112 Phoenix Suns
Houston Rockets 125-98 Utah Jazz
Philadelphia 76ers 108-115 Sacramento Kings