A patën të drejtë tifozët me Xhakën? Kjo dëshmon gjithçka

Futboll 27 Tetor 2019 20:26

Se tifozët e Arsenalit nuk kanë pasur plotësisht të drejtë me Xhakën, e dëshmojnë më së miri statistikat e ndeshjes.

Arsenali u ndal në barazim 2:2 nga klubi tjetër londinez, Crystal Palace në ‘Emirates’, përkundër se po udhëhiqte 2:0, raporton Insporti

Kapiteni Granit Xhaka u largua nga loja në minutën e 60-të, kur u zëvendësua nga trajneri Unai Emery.

Por, ajo çka ndodhi gjatë zëvendësimit, sigurisht se nuk do të mbetet me kaq.

Incidenti i Xhakës me tifozët e Arsenalit:

Tifozët e Arsenalit janë të pakënaqur me shqiptarin që një kohë të gjatë, mirëpo, statistikat e dëshmojnë se ai sot nuk ishte ndër më të dobëtit në fushë.

Në fakt, këto vërshëllima për 27-vjeçarin ndoshta kanë qenë pa vend dhe të tepruara, shkruan Insporti

Në mesfushë, dukshëm më i mirë se Xhaka ishte vetëm Nicolas Pepe, derisa Lacazette, Sokratis e David Luiz ishin lojtarët e vetëm të tjerë që ishin më të mirë se sa 27-vjeçari.

Sipas faqes së statistikave, SofaScore, Xhaka u vlerësua me notë 6.8 për paraqitjen e tij sonte, derisa Calum Chambers, Bernd Leno e Pierre-Emerick Aubameyang patën paraqitje edhe më të dobëta.


Notat e lojtarëve nga takimi Arsenal – Crystal Palace

Xhaka në fakt asistoi në këtë ndeshje, te goli i Sokratisit i shënuar në pjesë të parë.

Mbrojtësi grek realizoi golin e parë të këtij takimi, pikërisht pas asistimit të Xhakës, derisa reprezentuesi i Zvicrës në këtë takim pati 43 prekje të topit dhe 78% saktësi të pasimeve (26 pasime gjithsej).

Ai po ashtu dhuroi një pasim kyç derisa i fitoi 2 prej 5 dueleve në tokë, ndërsa vetëm një prej 6 dueleve në ajër.

Sidoqoftë, futbollisti shqiptar e humbi posedimin e topit në 8 raste dhe shkaktoi 2 ndërhyrje të palejueshme.

Më poshtë, statistikat e Xhakës nga ndeshja e sotme me Crystal Palace. /Insporti.com/

-->