A pati sukses VAR-i në javën e parë në Premierligë – këto janë rezultatet

Futboll 13 Gusht 2019 09:17

Nga e premtja e kaluar, teknologjia VAR nisi të përdoret për herë të parë në elitën e futbollit anglez, Premier League.

Ndikimi ishte i menjeherëshëm.

Në 10 ndeshje të zhvilluara në xhiron e parë më shumë se 70 raste u rishikuan me VAR, ndërsa 3 vendime u morën përmes tij.

Goli i Leander Dendoncker për Wolves kundër Leicesterit u anulua, goli i Gabriel Jesus kundër West Hamit dhe penalltia e Sergio Agueros u përsërit.

Mesatarisht 27 sekonda ka marrë kohë një rast për tu rishikuar me VAR.

Implementimi i kësaj teknologjie po jep rezultatet e veta pozitive në futbollin anglez.