A po shkon Bale te Tottenhami? Zidane e jep përgjigjen

Futboll 31 Janar 2020 12:47

Është raportuar sot që Gareth Bale mund të rikthehet tek Tottenhami në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar të janarit.

Por përmend një konference për shtyp të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që nuk e beson se mund të ndodh një gjë e tillë.

‘’Bale është mirë me ne, unë do të mbështetëm tek ai dhe nuk e mendoj mundësinë e largimit të tij’’.

Kujtojmë që këtë të shtune, Reali e luan derbin me Atletico Madrid në ‘’Santiago Bernabeu’’.

-->