A po tallet Gary Lineker? Prezantuesi i BBC bën komente epike për takimin Angli-Kosovë

Futboll 10 Shtator 2019 22:18

Prezantuesi i BBC dhe ish-futbollisti legjendar i kombëtares angleze, Gary Lineker, ka shkruar mbi tre herë në rrjetin social Twitter për ndeshjen Angli-Kosovë.

Nuk dihet nëse Lineker është duke u tallur, por që prej mbarimit të pjesës së parë të takimit me rezultat 5-1, Lineker ka shkruar se Anglia do ta lëshojë nga dora ndeshjen ndaj Kosovës – që nënkupton se Kosova do të shënonte deri në 4 gola në pjesën e dytë.

“Mendoj se Anglia do ta lëshojë nga dora këtë ndeshje”, ka shkruar Lineker, i njohur për humorin e tij.

Pasi Kosova realizoi dy gola për ta dërguar rezultatin në 5 me 3, Lineker shkroi sërish. Tha se ende beson që Anglia “do ta lëshojë nga dora këtë ndeshje”.