AA Kerasan Prishtina shpallet kampione e Superligës U16

Superliga 12 Qershor 2021 16:18

Klubi i basketbollit AA Kerasan Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21 në Superligën U16  për vajza, pasi në ndeshjen e tretë finale të luajtur në kryeqytet ka triumfuar ndaj skuadrës prizrenase Junior 06.

Seria e kësaj përballje ishte shumë interesante, njofton Klan Kosova.

Fillimisht Junior 06 fitoi ne Prishtinë, kurse skuadra AA Kerasan Prishtina u revanshua në Prizren.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Ndeshja finale ku përcaktohej kampioni u zhvillua të premten dhe  përfundoi me rezultat  63-57 në të mirë të vajzave nga klubi i kryeqytetit që udhëhiqen nga trajnerja Artina Hasani.

May be an image of 18 people, people standing, indoor and text that says 'an ISP International School of Prishtina .Ju Uron Suksese alan Anisa 16 I 1 Kosovo Basketball'

Basketbollistët më efikase ishin Olsa Tahiri me 25 pikë, teksa Etna Rexhepi realizoi 20 sosh . Nga pesë pikë për ekipin AA Kerasan Prishtina realizuan edhe Tia Tuhina, Dea Tahiraj dhe Eldina Asimi.

-->