Abedin Zeka ngrit akuza të rënda ndaj Agim Sopit: Është tradhtar dhe spiun i cili ka qëllim dëmtimin e klubeve shqiptare

Futboll 02 Mars 2021 18:32

Abedin Zeka, presidenti i klubit Trepça 89, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Agim Sopit, ish trajnerit të Feronikelit, duke e cilësuar si tradhtar dhe spiun, i cili për interesa personale ka dëmtuar klubet kosovare, shkruan Insporti.

Në një intervistë të dhënë për Insportin gjatë ditës së sotme, Agim Sopi, trajner i klubit suedez Osterlen FF, i cili së fundmi ka transferuar dy ish lojtarë të Trepça 89, u shpreh se nuk ishte i përfshirë direkt në transferimin e Lassina Traore, dhe se një gjë e tillë ishte bërë mes klubit suedez dhe agjentit të lojtarit nga Mali.

Por një deklaratë të tillë e ka kundërshtar Zeka, i cili është shprehur i bindur se ishte Sopi ai i cili ishte iniciator i kalimit të Traores në Suedi, duke e quajtur tradhtar dhe spiun i cili për interesa personale ka dëmtuar klubet kosovare.

“Edhe ligat e treta në Suedi ofrojnë kontrata profesionale? Kjo është një gënjeshtër e madhe. Për me i rregullu letrat, ai (Agim Sopi) ishte iniciatori kryesor, duke mos lejuar Traoren që të luaj për Trepçën 89. Traore ka qenë deri në fund të muajit tetor tek unë. Me 27 tetor, Traore ka qenë në shtëpinë time, nën ombrellën time dhe nën pagën time. Ata kanë ndikuar dhe Traore më ka gënjyer mua duke thënë që jam i lënduar dhe nuk po mundem të luaj. Agim Sopi ia ka rregullu letrat, pasi shteti suedez nuk merret me punë të tilla” – tha Zeka.

No description available.
Ish shtëpia e Bajram Rexhepit, ku qëndrojnë lojtarët e huaj të Trepçës 89.

Sipas Abedin Zekës, çfarë ka bërë Sopi është e turpshme dhe se rastin do ta fitoj në gjykatën e FIFAS, pasi është ai dhe Trepça 89 të cilët e kanë rritur profesionalisht Traoren dhe jo klubi suedez.

“Ky është turpi më i madhi që një shqiptar mundet me ja bë një klubit shqiptar për interes të vetin personal. Sopi së bashku me agjentin e lojtarit në thojza, kanë përqindje në kartonin e lojtarit. Lassina Traores i uroj shumë suksese por mbajtjen e tij dhe ngritjen profesional të tij, në këto nivele nuk e ka bërë klubi suedez por Trepça 89″ – u shpreh ai.

Abedin Zeka reagon pas dënimit të FFK-së ndaj Remzi Ejupit, e quan vendim  të pakuptimtë dhe të ngutshëm | Gazeta Sheshi
Abedin Zeka, presidenti i Trepça 89

“Traore ka qendëruar në shtëpinë e ish Bajram Rexhepit, ku unë e kam me qira për futbollistët e huaj, dhe Traore ka qenë hera e fundit ku kemi bërë një foto me 27 tetor. Për shkak të manipulimeve dhe tradhti, ekzistojnë instanca më të larta se Agim Sopi. Për mua ai nuk është njeri, është një shqiptar tradhtar që ka punuar për interes të vetin. Do ta fitojë rastin në gjykatë, shihemi në FIFA.  Marre që është shqiptar, ai është thjesht një spiun për të dëmtuar klubet kosovare për interesa personale. Pse ai (Agim Sopi) nuk mori ndonjë lojtar shqiptar. Unë e kam rritur Traoren, unë e kam nxjerr në skenë” – përfundoi ai.

Agim Sopi tar över i Österlens FF | Fotbollshörnan
Agim Sopi

Ditë më parë, Abedin Zeka, në një paraqitje publike në emisionin “Dueli Sportiv”, u shpreh se transferimi i Lassina Traores ishte bërë pa dijenin e klubit nga Mitrovica, dhe për këtë ka dorëzuar padi në FIFA. /Insporti.com/





-->