Abidal lëshon “bombën” e mbrëmjes me këtë deklaratë për Messin

Futboll 08 Shkurt 2020 23:29

Eric Abidal ka pranuar se nuk është lehtë që të arrihet marrëveshja për ta mbajtur Lionel Messin te Barcelona, ndërkohë që tensionet mes tyre po vazhdojnë prej se e kritikuan njëri-tjetrin publikisht.

Drejtori sportiv i Blaugranëve i kritikoi ‘disa’ lojtarë për shkarkimin e Ernesto Valverdes, ndërsa superylli argjentinas ia ktheu duke i thënë se secili duhej ta merrte përgjegjësinë e vet.

Menjëherë pas nisën spekulimet për të ardhmen e kapitenit, ndërsa Manchester City menjëherë filloi lëvizjet për transferimin e tij.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni atij, shpresoj të qëndrojë”, ka thënë Abidal për Mundo Deportivo kur është pyetur për të ardhmen e Messit”.

“Leo ka thënë se Barca është gjithçka për të, se dëshiron të qëndrojë këtu, por më tej ka kushte. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë dhe të arrish marrëveshje për rinovim me një lojtar të tillë, nuk është asnjëherë lehtë”, është shprehur drejtori.

Kontrata aktuale e Messit, nga e cila përfiton rreth 30 milionë euro në sezon, skadon në verën e vitit 2021.

-->