Abidal rikthehet edhe njëherë të flas për zënkat me Messin, ja çfarë thotë

Futboll 21 Shkurt 2020 10:06

Te Barcelona ditëve të fundit nuk ka pasur qetësi, me një luftë fjalësh të nisur nga drejtori sportiv i Barcelonës Eric Abidal, që bëri të reagojë edhe Lionel Messin.

Abidal ka pranuar se ka gabuar kur problemet e brendshme të klubit ka transmetuar në publik.

Gjatë një interviste për mediet në Spanjë pati thënë se disa lojtarë nuk treguan më të mirën nën drejtimin e Ernesto Valverde, gjë që çoi deri në shkarkimin e këtij të fundit.

“Nëse unë di diçka dhe nëse kam mësuar diçka është se çështjet e brendshme duhet rregulluar brenda shtëpisë dhe jo në media”, ka deklaruar Abidal gjatë prezantimit të sulmuesit të ri të Barcelonës, Martin Braithwaite.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Messit, që reagoi Abidalit duke i thënë se ky nuk është profesionalizëm, duke i kërkuar emrat e lojtarëve për akuzat e bëra.

-->