Abramovich ofron super pagë që ta mbajë yllin e skuadrës

Futboll 06 Prill 2018 09:14

Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, do të mundohet me çdo kusht që gjatë verës ta mbajë njërin nga yjet e tij të skuadrës, duke i ofruar një pagë të majme.

Kur bëhet fjalë për interesimin e një skuadre si Real Madrid për lojtarë të ndryshëm, atëherë pronarët e skuadrave ku gjendet objektivi i ekipit madrilenë, mundohen me çdo kusht ta shuajnë tundimin e tyre për t’u larguar.

Në këtë rast, Abramovich, do të mundohet që me një pagë prej 300.000 funte në javë, ta shuajë tundimin e belgut Eden Hazard, për të cilin Real Madrid ka shfaqur interesim dhe do të mundohet t’i afrohet lojtarit gjatë verës.

Në anën tjetër sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, thuhet se Real Madrid ka bërë gati një ofertë prej 87 milionë funteve që do të ofrojë për Hazard pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Hazard ashtu kështu momentalisht është lojtari më i paguar në “Stamford Bridge” me një pagë prej 200.000 funteve në javë dhe ka kontratë deri në vitin 2020, por kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e belgut.

27 vjeçari ka thënë se është rehat tek Chelsea, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin që ka për Real Madridin, e posaçërisht për trajnerin Zinedine Zidane.

Dhe teksa po pritet largimi i trajnerit Antonio Conte në fund të sezonit, Hazard do të gjendet në një “tokë të askujt”, derisa do të pret se cili do të jetë trajneri i ri i “Bluve” dhe cili do të jetë roli i tij në fushë me sistemin e ri teknik që do të aplikojë menaxheri i ri i Chelseat.

Normalisht që Real Madrid i ka mundësitë t’i ofrojë 27 vjeçarit pagë të njëjtë sikur që ai e ka tek Chelsea, mirëpo në fund vendimi do të ngelet në duart e Hazard për të vendosur lidhur me të ardhmen, derisa ai do të përcillet me vëmendje teksa do të jetë pjesë me përfaqësuesen e Belgjikës në Botërorin “Rusia 2018”. /Insporti.com

-->