Abramovich zbret në fushë kundër Covid-19, vendos hotelin e Chelseat në dispozicion të sistemit mjekësor në Londër

Futboll 18 Mars 2020 13:26

Mes njerëzve të futbollit që kanë zbritur në fushë kundër Covid-19 është edhe Roman Abramovich.

Pronari i Chelseat ka vendosur që Millennium Hotel në Stemofrd Bridge të jetë në dispozicion të sistemit sanitar.

Struktura e hotelit të Chelseat do të jetë në dispozicion të gjithë mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet veriore të Londrës, në mënyrë që ka kenë më të lehtë ndryshimin e turneve në këto momente emergjence.

Ideja e presidentit të bluve është shumë e gjetur, në një kohë kur mjekët dhe personeli tjetër duhet të përshkruajnë distanca të gjata për të qenë në spitalet ku punojnë, mund të qëndrojë pa probleme në hotelin e bluve, duke kursyer në këtë mënyrë rrugë dhe kohë.

Hoteli i Chelsea do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për të paktën dy muaj, lexohet në njoftimin e klubit.

-->