Abu Dhabi: Akil Gjakova e fiton luftën e parë

Sporte luftarake 25 Tetor 2019 09:40

Akil Gjakova e ka fituar përballjen e parë në Grand Slamin në Abu Dhabi.

Xhudisti ynë ka mposhtur me lehtësi indianin Balhara, duke e mundur me ippon, shkruan lajmi.net.

Në raundin tjetër, Akili do të përballet me xhudistin belg, Van Tichelt.

Kujtojmë se Akil Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Një ditë më parë në këtë Grand Slam, Majlinda Kelemendi fitoi medaljen e artë.

-->