AC Milan mposhtet nga Atletico Madrid

Futboll 28 Shtator 2021 23:03

Atletico Madrid ka arritur ta mposht Milanin në “San Siro”.

Rafael Leao kaloi Milanin në epërsi me një gol të bukur pas një asistimi nga Brahim Diaz (20′).

Por, gjërat për Milanin u vështirësuan kur Franck Kessie u ndëshkua me të kuq (20′).

Pavarësisht që ishin me një lojtar më shumë, Atletico nuk barazoi deri në fundin e takimit.

Ishte Antoine Griezmann që shënoi për 1- 1 pas një asistimi nga Lodi (84′).

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, u akordua penallti për Atleticon, të cilen e konkretizoi në gol Luis Suarez (90+6).

Tani, Atletico renditët në pozitën e dytë me katër pikë, derisa Milan në fund pa pikë.

-->