AC Milani shkruan për tërmetin në Shqipëri: Vëllezër e motra qëndroni të fortë

Futboll 26 Nëntor 2019 14:21

AC Milani ka reaguar në lidhje me tërmet tronditës që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm (e martë).

Klubi i njohur italian ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona shkojnë për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipërinë e goditur nga një tërmet katastrofal. Qëndroni të fortë”, shkruan gjiganti italian.

Tërmeti në Shqipëri ka lënë të vdekur 16 persona teksa mbi 600 raportohet se janë të lënduar deri tani.

-->