Adebayor rikthehet në Premier Ligën Angleze?

Futboll 28 Janar 2020 19:58

Emmanuel Adebayor është pranë rikthimit në kampionatin anglez. Adebayor mund të transferohet te klubet me traditë, Aston Villa dhe Neëcastle United, shkruan Insporti.com.

Adebayor që momentalisht është pa klub, pasi ka shkëputur kontratën me turqit Kayserispor muajin e kaluar.

Sipas The Sun Adebayor është i prirur të tejkalojë Didier Drogba si golashënuesi më i lartë afrikan në ligë, pasi janë vetëm 29 lojtarë që ka arritur të shënojnë mbi 100 gola në këtë kampionat.

Ai ka 97 gola dhe dëshiron ta prek shifrën e 100 golave.

Sulmuesi që kaloi 10 vjet në Ligën Premier me Arsenal, Manchester City dhe Tottenham, ka shënuar 97 gola në 242 paraqitje, ndërsa së fundmi në Angli ishte te Crystal Palace në vitin 2016.

Por tani 35-vjeçari po synon një rikthim në Ligën Premier.

 

-->