Ademi dhe Salihu morën pjesë në Asamblenë e FSHF-së

Uncategorized 15 Prill 2019 14:23

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) gjatë ditës së sotme organizoi Asamblenë e Përgjithshme, shkruan Insporti.com.

Të pranishëm në këtë asamble ishin dhe krerët e futbollit kosovarë.

Me ftesë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në këtë Asamble, morën pjesë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë Asamble, u diskutuan çështje më rëndësi të futbollit në Shqipëri.

FSHF dhe FFK kanë raporte të shkëlqyera të cilat janë trashëguar tash e disa vite. /Insporti.com