“Ademi i kontrollon edhe mediat”/ Eroll Salihu shpalos të ‘zezat’ e kryetarit të FFK-së

Kombëtarja 06 Mars 2022 23:22

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, është i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV.

Salihu foli për situatën momentale te FFK-ja dhe kuvendin zgjedhor që e quajti të ‘paligjshëm’.

“Agim Ademi kontrollon edhe mediat.

RTK, Klan Kosova, RTV 21, ky ua cakton mysafirët aty, sipas dëshirës.

Si shembull është edhe RTK-ja, ku unë kam qenë mysafir i shpeshtë, por pas kërkesës së tij(Ademit), unë një vit nuk jam ftuar në RTK”. /Insporti.com/

-->