Ademi: Kosovës shumë shpejt do t’i shtohet edhe një stadium

Kombëtarja 07 Korrik 2019 23:24

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

Në aktgjykimin e shpallur të premten, Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opionon duke kërkuar edhe largimin e tij nga pozita e kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Ademi është i ftuar në emisionin sportiv “2me1” në Rtv21 për të folur rreth kësaj teme.

Ai po ashtu ka dhënë edhe një lajm të rëndësishëm për futbollin e Kosovës, duke thënë që shumë shpejt stadiumi i Hajvalisë do të jetë i gatshëm.

“Kisha dëshiruar ta kem të përfunduar kampin nacional dhe zyret e reja të FFK-së. Nga komuna e Prishtinës kemi marrë një lajm të mirë pasi na është lejuar që ta përdorim stadiumin e KF Hajvalisë, i cili është duke u ndërtuar dhe në atë stadium përfaqësueset do t’i zhvillojnë disa nga stërvitjet për ta ruajtur stadiumin “Fadil Vokrri”, deklaroi Ademi për “2me1”, transmeton Insporti.com