Ademi: Ky futbollist ka pranuar ftesën e Kosovës

Kombëtarja 10 Gusht 2020 14:10

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se mesfushori Bastien Toma ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Numri një i FFK-së deklaroi se Toma do të jetë futbollisti më i ri që do t’i shtohet skuadrës së përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

 “Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por që jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës”, deklaroi Ademi.

Ademi ishte i ftuar në televizionin “Kanal10”, në të cilin sqaroi problemet e sezonit të Superligës gjatë pandemisë dhe prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.

Kanal10 – Live

Gepostet von Kanal10 am Montag, 10. August 2020

Mesfushori, 21 vjeçar, tash e një kohë kishte një ftesë nga drejtuesit e FFK-së por që ishte në bisedime edhe me Federatën e Zvicrës.

Toma ka përfaqësuar deri më tani shtetin helvetik në të gjitha kategoritë.

Strasbourg re-initiate contact for Bastien Toma (Sion) | Get French  Football News
Bastien Toma dhe Andi Zeqiri me fanellën e Zvicrës U-23 kundër Francës

Ai është futbollist i zhvilluar në Zvicër dhe luan për klubin e njohur Sion.

Në sezonin që sapo ka përfunduar ka zhvilluar 27 ndeshje duke shënuar dy gola dhe dhuruar tre asistime. /Insporti.com/

Super League: "let's stop looking for excuses", says Bastien Toma - rts.ch  - Archynewsy

-->