Adesanya i pamposhtur në kafaz, fiton ndaj Gastelum

Sporte luftarake 14 Prill 2019 11:20

Israel Adesanya është kampioni i përkohëshm i botës në peshën e mesme, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Kelvin Gastelum.

Dueli i zhvilluar në eventin UFC-236, në Atlanta të Amerikës ka qenë mjaft i fortë dhe të 5 raundet kanë dhuruar spektakël në kafaz.

Gjithsesi, Adesanya konfirmoi edhe një herë se është një përbindësh në këtë Divizion, duke korrur suksesin nr.17 në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje. Të tri gjyqtarët ishin unanimë në rezultaitn përfundimtar: 48-46, 48-46, 48-46.

Gastelum rivalizoi deri në fund dhe shpresoi të ndalë rivalin, por i mungoi “goditja finale”, që t’i jepte fitoren. Për të humbja e katërt në karrierë, ku numëron edhe 15 fitore e një duel pa rezultat. Falë këtij triumfi, Adesanya siguron të drejtën që të përballet me kampionin e botës në fuqi të këtij Divizioni, Robert Whittaker. Kjo sfidë pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të 2019-ës.

Për sa i përket duelit, neo-zelandezi Adesanya pati një avantazh të lehtë, duke hedhur disa herë në tapet rivalin e tij. Gjithsesi, Gastelum rezistoi dhe hera-herës godiste fort, por jo mjaftueshëm për të siguruar fitoren. /telesporti.al/