“Adidas” shkëput marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Rusisë

Futboll 01 Mars 2022 21:26

Kompania gjigante e veshmbathjeve “Adidas” ka njoftuar për pezullimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Rusisë, pasi ky shtet tash e disa ditë është duke e sulmuar Ukrainën, të cilën po tenton ta pushtojë përmes luftës.

Marka gjermane, e cila ka dizejnuar Rusinë për herë të parë në sezonin 1992/1993, festoi 14 vjet (në 2022) duke prodhuar uniformat e skuadrve ruse pa ndërprerje. Nëse pak ditë më parë ishin Schalke 04 dhe Manchester United ata që morën vendimin për të ndërprerë kontratat respektive të sponsorizimit me kompanitë ruse, tani janë vetë markat që po shkëputen nga vendi pushtues, Rusia.

“Ne mund të konfirmojmë se Adidas po pezullon partneritetin e saj me Federatën Ruse të Futbollit me efekt të menjëhershëm”, tha Pursche për “Anadolu Agency”.

“Adidas” ka dizajnuar fanellat e ekipit kombëtar rus të futbollit për më shumë se një dekadë, pasi partneriteti i tyre filloi në shtator 2008.

Ndryshe, edhe prodhuesi i motoçikletave Harley-Davidson ka pezulluar aktivitetin ekonomik në vendin rus.

/Insporti.com

-->