Adnan Januzaj e takon djalin e kreut të FFK-së

Futboll 11 Korrik 2019 14:44

Mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj, ditë më parë e ka vizituar Kosovën.

Futbollisti nga Istogu i cili luan në skuadrën spanjolle Real Sociedad e ka vizituar edhe Kompleksin Memorial në Prekaz.

Januzaj e ka publikuar edhe një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’, me këngëtarin Trim Ademi i njohur si Capital T, i cili është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kujtojmë se Januzaj e ka humbur mundësinë që të aktivohet me Përfaqësuesen e Kosovës duke luajtur për Belgjikën edhe pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Januzaj ‘bumin’ si futbollist e ka bërë te skuadra e madhe angleze Manchester United.