Adnan Januzaj kërkon largimin nga Real Sociedad – ky pritet të jetë klubi i ardhshëm i tij

Futboll 05 Qershor 2021 13:43

Adnan Januzaj po e kërkon me ngulm largimin nga Real Sociedadi këtë afat kalimtarë të verës.

Shqiptari që përfaqëson Belgjikën i ka bërë me dije klubit spanjoll se nuk është i interesuar që të rinovojë kontratën.

Januzaj është futur në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Sociedadi e di se duhet ta shesë në këtë verë, nëse dëshiron të fitojë një shumë të vogël.

I don't have to prove to anyone how good I am' - Januzaj looking forward to  Manchester United reunion | Goal.com

Kështu, skuadra spanjolle do ta shesë atë në këtë verë, duke kërkuar opsione për ta zëvendësuar boshllëkun që do ta lë anësori.

Januzaj raportohet se dëshiron transferimin në Superligën e Turqisë, aty ku kërkohet nga Galatasaray që është i gatshëm t’i ofrojë një pagë të majme.

-->