Adrian Maliqi tri herë nokauton serbin Knezhevic (VIDEO)

Boks 02 Qershor 2018 22:03

Meçi i shumë pritur mes shqiptarin Adrian Maliqi dhe serbit Darko Knezhevic është zhvilluar sot në kuadër të “Keta Fight Nights”. Meçi duhej të zgjaste 6 raunde, dhe këtë e kërkonte serbi Knezhevic. Maliqi ishte shumë i përgatitur për këtë ndeshje, gjë që e dëshmoi në duelin kundër Knezhevic.

Knezhevic ishte tërë kohën në mbrojte pasi që Maliqi ishte agresiv në sulm. Maliqi arriti ta rrëzoj Knezhevicin me nokaut në raundin e dytë. Kur filloi raundi i tretë, Maliqi filloi ngadale të lëshohet në sulm.

Ai nokautoi serbin dy herë gjatë raundit të tretë dhë bëri që ky meç të ndërpritet për shkaqe sigurie; serbi donte të vazhdonte meçin por gjyqtari i meçit e anuloi për të evituar ndonjë tronditje të mundshme që do të kishte pësuar serbi.

Maliqi tani ka bilanc prej 12 fitore dhe një humbje. /Insporti

Adrian Maliqi nokauton serbin 2 herë brenda një raundi:

 

 

 

-->