Adriano shpërthen në lot kur merr vesh lajmin se do rikthehet në stadiumin ‘Maracana’

Futboll 04 Maj 2021 13:33

Legjenda e Brazilit dhe Interit, Adriano u ‘tradhtua’ nga emocionet pasi mësoi se do t’i bëhet një ceremoni nderi në stadiumin e famshëm të Rio De Janiero, Maracana, përcjell Insporti.

Për 39 vjeçarin do të vendoset një pllakë në të cilën do të përkujtohen të arriturat e tij.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ceremonia në Rio de Janeiro do të mbahet muajve në vijim, në mënyrë që të pranishëm të jenë edhe tifozët.

Dhe, i ngazëllyer rreth kësaj ceremonie ka mbetur edhe vet Adrioano, i cili tha se kjo kishte qenë gjithmonë ëndrra e tij.

“Unë jam jashtëzakonisht i ngazëllyer. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.”

Adriano në rrjetin social, Instagram postoi një sër fotografish, ku shihet mjaft i emocionuar, me mbishkrimin: “Kur e marr vesh lajmin se unë do të fus këmbën në Maracana.

Adriano shënoi 27 herë në 48 paraqitje për Brazilin dhe do të bashkohet me miqtë e tjerë të Selecaos, Ronaldinho, Pele, Romario, Zico dhe Garrincha në marrjen e pllakës së nderit. /Insporti.com

-->