Afati kalimtar në basketboll fillon sot

Basketboll 10 Gusht 2020 10:04

Sot është hapur afati kalimtar në basketbollin e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se afat kalimtar do të zgjasë deri më 7 shtator.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se nga data 10 Gusht do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendor. Afati kalimtar do të mbyllet më 7 Shtator.

Ndërkaq më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

-->