Afër 100 gola të shënuar për gjashtë xhiro, ja sa u shënuan vetëm në javën e fundit?

Futboll 23 Shtator 2019 19:05

Cilësia e futbollit në kampionatin e sivjetmë në IPKO Superligën e Kosovës është rritur dukshëm.

Fundi dramatik i sezonit të kaluar në të cilin çështja e kampionit u vendos në ndeshjen e fundit, është një fakt që tregon se cilësia e futbollit është duke pasur rritje.

Afati kalimtar i verës ishte i ‘çmendur’ nga klubet e elitës së futbollit tonë. Klubet nga Anomorava, Drita dhe Gjilani investuan më së shumti, duke sjellur emra të njohur nga Kategoria Superiore Shqiptare, shkruan Insporti.com.

Tomislav Busiç, Bedri Greca, Izair Emini janë disa nga futbollistët më të spikuar që në këtë edicion janë pjesë e Superligës.

SC Gjilani

 

Pas tyre, është klubi më i trofeshëm i Kosovës, Prishtina duke transferuar si Leonit Abazin, Ahmed Januzin.

Deri më tani janë zhvilluar gjashtë xhiro dhe në këto xhiro ka pasur befasi të ndryshme. Megjithatë, kanë qenë tejet produktive në aspektin e golave të shënuar.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluar janë shënuar 90 gola, duke lënë të kuptuar se vazhdimi i kampionatit do të jetë tejet interesant, shkruan Insporti.com.

Pikërisht xhiroja e fundit (VI) është që ka prodhuar më së shumti gola, plotë 21 gola të shënuara. Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Vushtrrisë që u zhvillua sot, është ndeshja që janë shënuar më së shumti gola në një ndeshje me shtatë gola (5:2). Më pas, është xhiroja e parë me 18 gola të shënuara.

Ndërsa, xhiroja me më sa paku gola është e treta me vetëm 10 gola të shënuara, një ndeshje e kësaj xhiro nuk ishte zhvilluar.

Në këto gjashtë xhiro të zhvilluar vetëm një skuadër nuk ka arritur të tund portën e kundërshtarit. Skuadra e Dukagjinit nga Klina, ende nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Skuadra më me sulmin më efikas është ajo e Llapit me 12 gola të shënuara.

Image may contain: 6 people, outdoor
KF Llapi

 

Duke u bazuar në këtë fillim të kampionatit, duket se do të jemi dëshmitar të një super kampionati deri në fund.

Vlen të theksojmë, se listës së golashënuesve i prinë sulmuesi i Trepçës 89’, Arb Manaj me katër gola të shënuara. /Insporti.com/

Image may contain: 3 people, outdoor
Arb Manaj, KF Trepça 89

 

 

 

-->