Afër largimit nga Barcelona – Vidal fillon të stërvitet rrugëve

Futboll 16 Shtator 2020 14:38

Arturo Vidal është pranë kalimit tek Interi, ku pret vetëm të përfundojë kontratën me Barcelonën.

Kiliani thuhet se ka arritur marrëveshje personale me zikaltërit.

Në pritjeve të lajmeve të reja për transferimin e tij, Vidal i është futur punës për të mbajtur veten në formë.

Mesfushori është parë të vrapojë në rrugët e Barcelonës nën shqoërinë e Juan Ramirezit, trajnerit të tij.

Pamjet i publikoi vetë lojtari në rrjetet sociale. Vidal po vazhdon të punojë për të qenë gati për aventurën e re me Interin.

-->