Afër largimit nga Chelsea, për Giroud hyjnë në garë këto skuadra

Futboll 17 Tetor 2019 12:55

Klubet amerikane kanë hynë në garë për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Giroud i përfundon kontrata me Chelsean në qershor dhe ende nuk kanë filluar bisedimet për kontratën e re nga gjiganti anglez.

I interesuar për francezin është gjiganti italian Inter, pasi trajneri Antonio Conte po e sheh francezin si lojtarin e duhur për të luajtur pranë Lukakut.

Ndërkaq, sipas mediave amerikane klubet New York City FC dhe Vancouver Whitecaps janë dy skuadrat e fundit që kanë shfaqur interesim.

Këtë sezon francezi ka luajtur nëntë ndeshje për “Blutë”, derisa ka shënuar katër gola.

-->