AFK Borea përshëndetet nga Superliga

Superliga 13 Prill 2019 18:45

AFK Borea e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll, në të cilën është mposhtur nga Golden Eagle Ylli me rezultat 72:143.

Skuadra pejane e ka përfunduar aventurën e saj në rangun më të lartë të basketbollit kosovar me bilanc prej 3 fitore e 25 humbje.

Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli stinorin e ka përfunduar në pozitën e dytë me 20 fitore e 8 humbje, që është bilanci më i mirë i kësaj skuadre në periudhën e pasluftës.

Romelo Banks me 23, dhe Leonard Mekaj e Ardit Pepaj ishin më efikasit te skuadra nga Theranda, ndërsa te pejanët më i dalluari ishte Ilir Shala, i cili ndeshjen e përfundoi me 19 pikë të shënuara.

 

-->