Agim Ademi flet për “fushatën” ndaj tij, politikën dhe paratë që i marrin klubet

Futboll 10 Mars 2019 14:40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kohëve të fundit është sulmuar në publik për favorizim të Prishtinës, në raport me klubet tjera dhe për parregullsi të tjera në menaxhim të FFK-së.

Ademi, i cili ka qenë cak i disa sulmeve verbale edhe të Gramoz Vokrrit e Sahit Kelmendit, në një intervistë për Insportin ka qartësuar pozitën e tij në këto çështje.

I pyetur rreth akuzave për favorizim të Prishtinës, Ademi i deklaroi Insortit se “klubet nga FFK marrin aq para sa u takon dhe aty nuk ka asgjë të parregullt”, duke shtuar se “Llapi i ka marrë këto para në fillim të sezonit” dhe se këtë çështje veç e ka qartësuar me zyrtarët e Llapit dhe Feronikelit në takimeve ta.

I pyetur nëse ka fushatë ndaj tij dhe nëse ka njerëz të politikës që duan të kontrollojnë federatën Ademi për Insportin i përgjigj se “ka elemente të fushatës në të gjithë këto deklarime”, duke shtuar se “ka elementë politikë që duan të jenë të përfshirë në FFK, por deri më tani politika zyrtare, ajo e institucioneve shtetërore, është  FFK-së dhe afër institucionit, madje i falënderoj që janë afër futbollit. Nuk ka qenë lehtë që në këtë krizë të gjenden mjete për tu dhënë premio futbollistëve dhe kjo është një gjë e mirë shumë. Ky institucion është krijuar me mund dhe nuk mund të rrënohet”, pohoi ndër të tjera Ademi në intervistën dhjetë minutëshe për Insportin.