Agim Ademi flet për Insportin, tregon se ka pranuar vendimin për ekzekutimin e dënimit

Futboll 03 Qershor 2020 11:47

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur se nuk ka pranuar asnjë dokument nga Gjykata Themelore. Në një prononcim për Insportin, Ademi e ka mohuar se ka pranuar ndonjë dokument.

Ademi deklaroi se çështja e tij ende nuk ka marrë fund. “Asnjë dokument nuk kam pranuar, nuk është e vërtetë se kam pranuar dokument për ekzekutimin e dënimit. Në rast se do të pranojë diçka të tillë, do të njoftoheni për hapat e radhës”.

Sot gjatë ditës portali “Indeksonline” raportoi se Agim Ademi ka pranuar dokumentin dhe se pas dy javësh duhet të shkojë në burg.

Agim Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK).

Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje. /Insporti.com/

-->