Agim Ademi mbetet kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së

Futboll 23 Mars 2022 15:50

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, kandidati Gramoz Vokrri, nuk i ka valide të gjitha 15 nënshkrimet e siguruara për t’u kandiduar për të parin e federatës të futbollit të Kosovës.

Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës pritet të certifikojë kandidatët për kryetar.

Ndryshe, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.

-->