Agim Ademi takohet me Sylejman Selimin, ky është mesazhi i ish komandantit

Futboll 11 Mars 2019 14:58

I pari i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas edhe të TMK-së e FSK-së, gjeneralin Sylejman Selimi, e ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-së, Luan Vokshi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe ndihmëstrajneri i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

Me këtë rast Ademi shprehu respektin e tij dhe të KE të FFK-së për vlerat dhe kontributin e gjeneralit në luftën çlirimtare, por edhe për kontributin e tij në kohën kur ishte futbollist, duke i dhuruar një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri” si dhe fanellën e Përfaqësueses, shkruan FFK, përcjell Insporti.com

Ndërkaq, gjenerali Sylejman Selimi u shprehu mirënjohjen krerëve të FFK-së për mikpritjen dhe njëherësh shprehu ngushëllimet e tij për ish-presidentin Fadil Vokrri, derisa u shpreh i lumtur për sukseset që po arrin Kosova në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu ai vlerësoi lartë vazhdimin e punës së suksesshme nga krerët e FFK-së.

Me këtë rast, gjenerali Selimi theksoi se vetë rezultatet që po i arrin Përfaqësuesja, por edhe gara korrekte në kampionat dëshmojnë se puna në FFK po ecën mjaft mirë.

Image

-->