Agim Ademi tregon kë e “kopjoi” gjyqtari Nuza me gjestin e tij që u bë hit

Kombëtarja 25 Qershor 2019 10:43

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar se kë e ka “kopjuar” gjyqtari Genc Nuza, me veprimin e tij gjatë “Ndeshjes së Yjeve”.

Nuza u bë hit në internet pasi “mashtroi” Muharrem Sahitin në ndeshjen ndërmjet ekipit të Xhakës dhe atij të Rashicës, shkruan Insporti

E për këtë gjest të Nuzës, numri një i FFK-së tha se gjyqtari kosovar është inspiruar nga ish-gjyqtari i njohur kosovar, që këtë vit ndërroi jetë, Shinasi Berisha.

“Shinasiu ka qenë një prej njerëzve më karizmatikë që ka pasur edhe përtej Kosovës”, tha Ademi në emisionin Oxygen te Besim Dina.

“E ka bërë gjestin që në ndeshjen me yjet e bëri Genc Nuza, gjestin e tij që e ka bërë në ndeshje ndërkombëtare”, zbuloi ai.

Ai zbuloi se si ky veprim i Berishës, në kohën kur ai e kishte bërë, ka qenë unik për atë kohë.

“Ka qenë hit për atë kohë, para 40 viteve dhe tani në ditët e sotme prapë i njëjti gjest i tij, që ka qenë unik i tij, na ka kujtuar Genc Nuza. Kështu që, duhet të krenohemi me të”, tha Ademi.

Rrëfimin e Ademit mund ta dëgjoni në videon më poshtë (duke filluar nga 1:11:06). /Insporti.com/