Agim Hasani: Legjitim jemi vetëm unë dhe Imer Ademi

Futboll 14 Janar 2020 18:46

Para pak minutash është publikuar lista e nënshkrimeve të klubeve për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas listës që është publikuar në disa medie, opozita e FFK-së ka arritur të siguroj vetëm 22 nënshkrime, e jo 41 siç kishte pretenduar Arianit Ahmeti. Në këtë listë figurojnë edhe nënshkrimet e Vehbi Ademit dhe Armend Ademi në emër të Flamurtarit. Por, këta nuk janë përfaqësues të klubit “kuqezi”. Delegat legjitim të klubit kuqezi janë kryetari Imer Ademi dhe drejtori Agim Hasani.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit Agim Hasani për Insportin.“Legjitim jemi vetëm unë dhe Imer Ademi. Nënshkrimet e Vehbi Ademit dhe Armend Ademi nuk vlejnë. Për këtë jemi vetëm ne të dy legjitim, madje kemi marrë edhe ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Agim Hasani, shkruan Insporti.com.

Image

 

Mbledhjen e nënshkrimeve e ka nisur ish zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahemit, i cili muaj më parë shpalli kandidaturën e tij për Kryetar të Federatës së Futbollit.

Në këtë listë figurojnë edhe emrat e presidentëve të Superligës, Arsim Kabashi e Abedin Zeka që me deklaratat e tyre kanë shkaktuar shumë reagime në ditët e fundit.

Në listë ndodhen nënshkrimet e delegatëve të Llapit (2), Trepçës ’89 (2), Ballkanit (2), Drenicës (2), Flamurtarit (2) si dhe disa klubeve të Ligës së Parë.

Për ta thirrur Kuvendin, duhen 33 nënshkrime të delegatë nga 56 sa janë në total. /Insporti.com/

 

Besnik Mjeku mohon se ka nënshkruar për rrëzimin e Agim Ademit

-->