Agjenti: Hysaj, i hapur për Chelsean – jam takuar me Cristianon

Futboll 12 Janar 2019 10:54

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, ka bërë të ditur se Napoli e do lojtarin, por “flitet për Chelsean dhe ne do të vlerësojmë çdo situatë të dobishme për të dy palët”.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është larguar nga formacioni titullar nga Carlo Ancelotti dhe do të mirëpriste një ribashkim me Maurizio Sarrin te Chelsea.

“Jam takuar për rreth katër orë me Ancelottin dhe (drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli) këtë javë”, tha agjenti i Hysajt për Rai Sport.

“Sqaruam situatën e krijuar me lojtarin rreth mungesës së aktivizimit. Ancelotti më dha arsyet e tij, që më duhet të pajtohem, sepse ai punon me të çdo ditë dhe di më mirë për kondicionin e tij”.

“E rëndësishme është se Ancelotti e respekton Hysajn. Ai konfirmoi se ka besim në të. Natyrisht, afati kalimtar i janarit duhet shikuar dhe ka pasur bisedime për Chelsean”.

“Nëse është ndonjë situatë e favorshme për dy palët, ne do të vlerësojmë dhe shikojmë çdo mundësi. Nëse asgjë nuk ndodh në janar, atëherë do të diskutojmë rinovimin e kontratës”, shtoi mes tjerash agjenti i shqiptarit.

24-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015, me të cilën skuadër ka bërë 153 paraqitje, por nuk shënuar asnjë gol. /Insporti.com/