Agjenti i Coutinho zbulon të ardhmen e klientit të tij: Dëshiron të luajë në Premierligë

Futboll 01 Qershor 2020 23:54

Philippe Coutinho shkëlqeu te Liverpool,i megjithatë nuk arriti të lë gjurmë në Barcelonë pas lëvizjes së tij në janar 2018.

Braziliani iu bashkua më pas Bayern Munichut në huazim në gusht 2019 dhe ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në Bundesligë.

Megjithatë, ai është lidhur me një rikthim në Premierligë dhe agjenti i tij nuk e mohon se kjo është dëshira e tij.

“Ai ka një dëshirë të kthehet në Premierligë në një moment”, tha Joorabchian për Sky Sports.

“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë këtë vit por ne nuk e dimë. Ne me të vërtetë nuk kemi diskutuar asgjë për tani”.

Kujtojmë se Chelsea është ndër klubet e lidhura me një transferim të mundshëm të Coutinhos, derisa raportohet se ai mund të largohet nga Barcelona në formën e huazimit për shumën e 10 milionë funteve.

-->