Agjenti i futbollistit serb arrestohet për shkak të mashtrimeve në transferime

Futboll 11 Shtator 2019 19:26

Agjenti i futbollistit serb Aleksandar Mitrovic, Christophe Henrotay është arrestuar në Monako për shkak të disa hetimeve që janë duke bërë ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion në transferime të lojtarëve, shkruan “AFP”.

Një burim brenda gjykatës e konfirmoi lajmin në prill se transferimi i Aleksandar Mitrovicit nga Anderlechti te Newcastle në vitin 2015 është nën hetime, percjell zëri.info.

Prokurorët e Brukselit kanë konfirmuar që një numër i bastisjeve janë bërë në Monako, Blegjikë dhe Londër të martën dhe të mërkurën dhe se janë arrestuar dy persona.

Policia belge ka bashkëpunuar me kolegët e tyre nga Monako dhe Britania e Madhe për të arrestuar agjentin në Monako.