Agjenti i Hysaj: Juventusi dhe Roma janë në garë për shërbimet e tij

Futboll 24 Korrik 2019 17:47

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Napolit, shkruan Insporti.com.

Këtë e ka konfirmuar agjentin i tij, Mario Giffredi, i cili ka deklaruar se për shërbimet e Hsyaj janë të interesuar klubet si Tottenham, Juventus, Roma dhe Atletico Madrid.

“Do të shkoj nesër në kampin stërvitor Dimaro për ta diskutuar të ardhmen e Hysajt”, tha agjenti Mario Giuffredi për “Radio Marte”.

“Hysaj nuk pritet të mbetet në Napoli dhe ne do të punojmë që t’ia gjejmë një klub tjetër, sepse momentalisht Napoli ka pesë mbrojtës krahu në skuadër”, vlerësoi agjenti.

“Unë besoj se aventura e tij në Napoli ka mbaruar”, shtoi ai.

Ndryshe, interesimi i Atletico Madridit është zbehur pas ardhjes së Kieran Tripper, megjithatë Tottenhami shihet destinacioni i preferuar i shqiptarit

-->