Agjenti i Hysaj konfirmon largimin nga Napoli?

Futboll 29 Maj 2019 19:36

Agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, Mario Giuffredi e ka konfirmuar se klienti i tij do të kërkojë të largohet nga Napoli këtë verë.

Përveç Hysajt, edhe Mario Rui mund të largohet nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar.

“Për tri vite, Elseidi ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë. Në sezonin final të tij nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri, Juventusi erdhi dhe e kërkoi, por djaloshi tha jo sepse donte që ta fitonte titullin me Napolin”, deklaroi Giuffredi.

“Unë vras mendjes se pse vetëm Hysaj dhe Mario Rui janë kritikuar, duket e gabuar të kritikohen vetëm ata. Ne kemi pasur interesim nga shumë skuadra. Qëllimi tani është që të dy djemtë të largohen”, shtoi ai.

-->