Agjenti i Hysaj: Për këtë arsye dështoi transferimi në Juventus

Futboll 03 Shtator 2019 10:01

Lojtari së fundmi është konfirmuar se do të qëndrojë tek Napoli edhe për një sezon tjetër, por edhe është bërë e ditur se Juve e ka pëlqyer atë.

Lidhur me të ngjarat e merkatos rreth Elseid Hysaj ka folur edhe agjenti i lojtarit, i cili ka shpjeguar gjithçka.

“Ka dy arsye pse ai do të qëndrojë: E para lidhet me dështimin në marrëveshjen për çështje ekonomike. E dyta, probleme që lidhen me të parën. Klubi nuk e ndali” ka thënë Giuffredi, transmeton lajmi.net.

“Kam biseduar me tri skuadra të mëdha. Të gjithë e respektojnë lojtarin. E shohin si të fort faktikisht, fal punës së Sarri” ka shtuar tutje agjenti.

“Juventus gjithmonë e ka pëlqyer Hysajn, por ata nënshkruan me Danilon si pjesë këmbimi për Cancelo, pastaj dyert u mbyllën” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Hysaj nuk ka startuar në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, por ai pritet të punojë fort për ta rikthyer pozitën e titullarit tek Napoli.

-->