Agjenti i Kumbullës është parë në zyret e Interit

Futboll 14 Janar 2020 21:19

Marash Kumbulla është gjithnjë e më afër transferimit te Interi, shkruan Insporti.com.

Mediet italiane gjatë ditës kanë raportuar se agjenti i tij, Gianni Vitali është parë në objektet e klubit italian për të finalizuar transferimin e tij.

Vlera e tij në merkato është rreth 10 milionë euro.

 

Reprezentuesi i Shqipërisë së bashku me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani kanë formuar një dyshe të fortë në mbrojtje të Hellas Veronës.

Rrahmani po thuajse e ka kompletuar transferimin e tij te Napoli dhe gjatë ditëve në vijim do të bëjë testet mjekësore.

 

-->